Gashi: PDK-ja ka bërë punë të mëdha, do të jemi gardian të qeverisë “Kurti”

Aktuale

Gashi: PDK-ja ka bërë punë të mëdha, do të jemi gardian të qeverisë “Kurti”

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 21:19
Kujtim Gashi

Kujtim Gashi, ish-ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia e tij gjatës kohës sa ka qeverisur me vendin, ka kryer punë të mëdha.

“Mendojë që ka qenë periudhë e gjatë e qeverisjes, kemi bërë punë të mëdha, çështje shumë të rëndësishme për qytetarët dhe për Kosovën dhe tani jemi në fazë tjetër dhe rrethana tjera”, ka deklaruar Gashi.

Tani që partia e tij ka kaluar në taborin opozitar dhe me gjithë reformat që i ka bërë brenda subjektit, Gashi thekson se PDK-ja do të vazhdojë të punojnë për të mirën e qytetarëve.

Krahas kësaj, ai thotë se partia e tij do të jetë gardian i qeverisë në krye me Albin Kurtin.

Tani si një parti opozitare, Gashi ka deklaruar se PDK-ja do të jetë e zëshme në Kuvendin e Kosovës karshi temave që do të diskutohen me interes nacional për Kosovën.

“Në fakt ne do të jemi gardian të kësaj qeverisje, do të jemi të zëshëm në të gjitha temat të cilat janë me interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dyshim që me theks të veçantë do t’i kemi temat që janë me interes nacional e të cilat padyshim që e presin këtë Qeveri dhe fokusi ynë do të jetë në të gjitha ato probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Republikës së Kosovës. Kemi një grup parlamentar të përgatitur, po ashtu deputetë të cilët vinë nga fusha të ndryshme nga shumë profile, njerëz të cilët kanë bartë përgjegjësi në institucionet e Kosovës dhe besojmë që për secilën temë kemi kuadro dhe njerëz të mjaftueshëm, që do të jenë zë i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat