Nisma e Fatmir Limajt s’ka kandidat për Podujevë: Arsyeja epike

Aktuale

Nisma e Fatmir Limajt s’ka kandidat për Podujevë: Arsyeja epike

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 17:33
Fatmir Limaj

Nisma e Fatmir Limajt nuk do të garojë për të parin e Komunës së Podujevës me 15 mars, pasiqë sipas tyre mandati është i shkurtër dhe nuk e shohin të arsyeshme të kenë një kandidatë.

Nisma Socialdemokrate njofton opinionin publik se në konsultim me degën dhe strukturat tona në Podujevë, nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Një ndër arsyet që nuk ka kandiduar asnjë kandidat, është mandati i shkurtë që do ta ketë kryetari i ri”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ky është njoftimi i plotë:

Nisma Socialdemokrate njofton opinionin publik se në konsultim me degën dhe strukturat tona në Podujevë, nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.

Një ndër arsyet që nuk ka kandiduar asnjë kandidat, është mandati i shkurtë që do ta ketë kryetari i ri.

Nisma në Podujevë ka nxjerrë një rezultat relativisht të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, për ç’gjë i përgëzon degën dhe strukturat tona në këtë qytet.

Nisma në Podujevë është shtrirë dhe ka strukturat e saj në çdo cep të kësaj komune.

Nisma fton strukturat tona në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Nisma në Podujevë do t’i përcjellë me kujdes zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe në kohë do ta njoftojë opinionin publik për qëndrimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat