LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

Aktuale

LDK reagon pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit

Nga: G.B Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:29
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në Facebook, LDK e ka quajtur akt të ulët dhe të papranueshëm këtë sulm, përcjell Bota sot.

LDK ka thënë se është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese dhe se Kosova ka nevojë për qetësi e maturi.

Reagimi i LDK-së:

Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat