Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvëndëskryeministrit të parë të Kosovës Avdullah Hotit.
Abdixhiku e ka quajtur “të trishtë” sulmin ndaj Hotit, duke thënë se argumentet nuk mund të zëvendësohen me sharje e dhunë - me terma “tradhtarë e spiunë”, përcjell Bota sot.
Sipas tij, era shtet si akt e koncept po e tremb opozitën.
Postimi i tij në Facebook:
Shteti, era shtet si akt e si koncept i tremb. Pa pushtet e me gjithë reformat që pritet të vijnë rend bëhen edhe më agresiv.
Sulmi ndaj Zv.Kryeministrit Hoti është i trishtë - si mjet, si formë, si arsye. Argumentet s’mund të zëvendësohen me sharje e dhunë - me terma “tradhëtarë e shpihunë”! Është viti 2020.
Përpjekjet agresive për të ndaluar kthimin e Republikës në rrugë të mbarë e për të na izoluar e dërguar të gjithëve në theqafje - duhen të dënohen nga secili me minimalisht dinjitet./BS