Kryeziu: Përderisa nuk ka një vendim qytetarët duhet të vazhdojnë t’i paguajnë obligimet

Aktuale

Kryeziu: Përderisa nuk ka një vendim qytetarët duhet të vazhdojnë t’i paguajnë obligimet

Më: 17 mars 2020 Në ora: 23:00
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka shpjeguar në Nd’rrimin e Natës vendimet e ekzekutivit sa i përket operimit të bizneseve.

Sipas tij, logjika e vendimeve të Qeverisë është që të shmangë grumbullimin brenda një hapësire fizike.

“Janë një kategori e bizneseve që janë kërkuar të pushojnë deri në një vendim të ri për aq kohë që ato ndërmarrje krijojnë hapësirë për ndërveprim njerëzor që mund të përhap virusin”.

“Nuk ka nevojë të mbyllen të gjitha bizneset, furnizimi duhet të jetë i rregullt e gjithashtu edhe pagesat”

Kryeziu ka bërë të qartë se të gjithë qytetarët duhet t’i paguajnë faturat e tyre për shërbimet që i marrin.

“Për aq kohë sa nuk ka një vendim të shkruar dhe publik, qytetarët duhet të vazhdojnë t’i paguajnë tatimet dhe të gjitha detyrimet që i kanë ndaj operatorëve që ofrojnë shërbime të internetit dhe telefonit”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat