Përkeqësohet gjendja e një paciente me COVID-19 në Kosovë - Bota Sot
Përkeqësohet gjendja e një paciente me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Përkeqësohet gjendja e një paciente me COVID-19 në Kosovë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:33
QKUK

Në Klinikën Infektive, sot gjenden të spitalizuar gjithsej 56 pacientë.

Prej tyre, me Covid-19 janë gjithsej 43 raste, ndërsa janë në pritje të rezultateve për 10 raste.

Nga 43 raste të prekur me Covid- 19, 36 të sëmurë janë në gjendje stabile, ndërsa 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitive me Covid -19 vazhdojnë të jenë 3 infermiere në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetëizoluar në shtëpi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat