Veseli pas takimit me Thaçin: Duhet Qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë

Aktuale

Veseli pas takimit me Thaçin: Duhet Qeveri e re, PDK-ja mbetet në opozitë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:17
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me presidentin tha se është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë kohë pandemie. Theksoi edhe njëherë se PDK-ja mbetet në opozitë.

Veseli tha se krejt ajo e cila kërkojnë si parti politike edhe PDK është të respektohet Kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve.

Veseli: S’mund të ketë zgjedhje në kohë pandemie, PDK-ja mbetet në opozitë

“Të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme kini parasysh faktin e pandemisë, edhe sipas OBSh-së, nuk e dimë kur do të përfundojë kjo çështje. Vullneti i sovranit është më legjitimi por ne rrethana kur kemi një situatë te pandemisë është ndoshta hipokrizi te flitet për gjendje të jashtëzakonshme kur te gjithë mund të dinë që nuk mund të jetë për 45 dite zgjedhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të rrezikojmë qytetarët. PDK ka pozicionin shumë të qartë politik në ketë situatë, ne do të jemi opozitë dhe të respektojmë Kushtetutën e Republikës se Kosovës”, tha Veseli.

***

Kreu i PDK’së Kadri Veseli ka folur pas takimit që pati me presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Para mediave, shefi i PDK’së tha se kërkojnë që të mbrohet kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve, derisa janë për krijimin e një qeverie të re.

Sipas Veselit, është hipokrizi që në këtë kohë pandemie të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të rrezikohen qytetarët.

“Ajo të cilën e kërkojmë është të respektohet kushtetua dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve. Të kihet parasysh panedemia, nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo cështje, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme që të rrezikohen qytetarët”, ka thënë ai.

Kreu i PDK’së ka bërë të ditur se edhe me krijimin e qeverisë së re, partia në të cilën ai udhëheq do të mbetet në opozitë.

“PDK e ka pozicionin e qartë, do të jemi opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.

***

Ka filluar edhe takimi i fundit për sot në presidencë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tashmë ka filluar takimin konsultativ me presidentin Thaçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat