Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur gjobat për personat që nuk respektojnë urdhëresat për parandalimin e shpërndarjes së virusit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë 1000-2000€ - për person fizik dhe 3000-8000€ - për person juridik.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot kemi pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim:
1000-2000€ - për person fizik;
3000-8000€ - për person juridik;
Kohë për vërejtje, diskutim e mirëkuptim, nuk ka!
Zbatoni masat!