COVID-19, nën mbikëqyrje mbi 4100 kontakte të rasteve

Aktuale

COVID-19, nën mbikëqyrje mbi 4100 kontakte të rasteve

Më: 10 prill 2020 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Kosova deri mbrëmjen e premtes numëron 250 persona të prekur me koronavirus, ndërsa pas përsëritjes së dytë të testimit, lajmi i mirë është se 52 pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmon se deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.176 kontakte të rasteve me koronavirus.

Sipas IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Prej 8 shkurtit të këtij viti e deri më 10 prill janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 250 raste me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në nivel global, nga data 31 d hjetor 2019 deri më 10 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.675.285 raste të COVID-19 dhe 101.485 raste të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat