​Historianët e Deçanit përkujtojnë heroin Sali Çekaj në 21-vjetorin e rënies heroike

Aktuale

​Historianët e Deçanit përkujtojnë heroin Sali Çekaj në 21-vjetorin e rënies heroike

Më: 19 prill 2020 Në ora: 22:24
Sali Çekaj

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, me rastin 21-vjetorit të rënies në Betejën e Koshares, ka përkujtuar heroin Sali Çekaj, duke thënë se ai ishte arkitekti i thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar.

Deklarata e plotë:

Në 21-vjetorin e rënies heroike në Betejën e Koshares më 19 prill 1999, kujtojmë dhe shprehim mirënjohje të veçantë për jetën dhe veprën e arkitektit të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar Sali Çekaj.

Sali Çekaj që në tetor të vitit 1990, pas Mbledhjes së Isniqit bashkë më juristët e tjerë deçanas, harmonizojnë Statutin e Komunës së Deçanit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës - Kushtetutës së Kaçanikut, i cili ishte statuti i parë dhe i vetëm komunal në nivel vendin sipas dispozitave ligjore të kësaj kushtetute.

Sali Çekaj, nder themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtar e të Kosovës ishte pjesë e grupeve të para që u stërvitën në shtetin shqiptar.

Ai me jetën dhe veprën e tije në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare, ka shkruar faqet me të shndritshme të historisë së popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat