​Haradinaj thotë se ka pajtim për bashkëqeverisje me LDK

Aktuale

​Haradinaj thotë se ka pajtim për bashkëqeverisje me LDK

Më: 22 prill 2020 Në ora: 21:40
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti se e ka humbur mundësinë në Kuvendin e Kosovës, duke e prishur qëllimisht koalicionin.

Ai në emisionin Debat të televizionit publik ka pranuar se ka pajtim për bashkëqeverisje me ish-partnerin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, por që sipas tij bisedimet ndërmjet dy partive janë ende të pa konkretizuara.

“Platforma politike për të cilin jemi pajtuar me LDK-në, janë disa prej këtyre si menaxhimi i situatës së pandemisë, krijimi i stabilitetit pas pandemisë, rikthimi i buxhetit për komunat që qeveria i ka linçuar”, tha Haradinaj.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja ashtu sikurse po këmbëngulë Lëvizja Vetëvendosje, për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Unë flas me të gjitha partitë politike dhe është konstatuar se s’ka kushte për të shkuar në zgjedhje”, është shprehur Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së tha se kryeministri në detyrë e ka humbur mundësinë në Kuvend, duke e prishur qëllimisht koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sot partitë politike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, janë shprehur pro formimit të qeverisë së re dhe mos shkuarjes në zgjedhje të reja.

Ky i fundit ka deklaruar se do t’ia japë mandatin asaj partie apo koalicioni që ka siguron shumicën në Kuvend.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka paralajmëruar dërgimin e vendimit të presidentit Thaçi në Kushtetuese. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat