Milaim Zeka flet për Qeverinë e re, ja çfarë thotë për Avdullah Hotin

Aktuale

Milaim Zeka flet për Qeverinë e re, ja çfarë thotë për Avdullah Hotin

Më: 23 prill 2020 Në ora: 20:08
Milaim Zeka

Milaim Zeka paralajmëron se Qeveria Hoti do ta rikthejë shpresën e vrarë nga Qeveria Kurti.

Ai e ka quajtur Hotin si një njeri të mençur e intelektual.

Shkrimi i plotë:

Nje tri fjale per kandidatin per kryeminister

Bajagi moti e njohe, ama dy vite ne Parlamentin e Kosoves, bashke me Kujtim Shalen, Imet Rrahmanin, Arben Gashin, Arban Abrashin e disa te tjere, ka qene njeriu im me i preferuar.

Avdullah Hoti eshte:

Njeri i arsimuar
Shume i edukuar
Ekonomist teper i mire
Intelektual dhe i mençur
Kur je i mençur , automatikisht je trim.

Ruajeni kete shkrim per mem thane: E qysh e lavdrojshe, tash po e kritikon. Nese kjo qeveri arrine te beje liberalizimin e vizave, te mbylle dialogun, ta fus Kosoven ne OKB, dhe te koncentrohet jo ne asfallt po ne shendetesi, arsim dhe sistemin e drejtesise, ka me rikthy shpresen qe e vrau qeveria ne ikje, per 51 dite!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat