Komandant Cobra tregohet i ashpër me politikanët tanë: Në emër të fjalës së lirë po kërkojnë gjakderdhje! - Bota Sot
Komandant Cobra tregohet i ashpër me politikanët tanë: Në emër të fjalës së lirë po kërkojnë gjakderdhje!

Aktuale

Komandant Cobra tregohet i ashpër me politikanët tanë: Në emër të fjalës së lirë po kërkojnë gjakderdhje!

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2020 Në ora: 16:38
Naser Vllasi - Cobra

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Vllasi Cobra, ka bërë thirrje publike për politikanët tanë, që mos të thirren në demokraci e në popull, pasi konsideron se thirrja e tillë është manipulim me popullin.

Përmes një shkrimi në Facebook, komandant Cobra, shprehet se, shqiptarët po thirren në popull, por që normalisht duhet të thirren në votues, sikurse që ka marrë shembull Gjermaninë.

“Pra në Kosovë nuk bëhet fjalë për demokraci. Të thirresh në popull ku rreth 60% e votuesve nuk dalin në zgjedhje jo vetëm që nuk është demokratike, por është akt antipopullor”, shkruan Vllasi.

Ai shton se, në Kosovë në emër të fjalës së lirë dhe të demokracisë elementë të ndryshëm tentojnë të shkaktojnë gjakderdhje.

Shkrimi i plotë:

Shqiptarët dhe Demokracia!

Të gjithë thirren në Demokraci, por secili e ka versionin e vet. Zakonisht thonë se janë bazuar në  përvojat e Gjermanisë dhe të SHBA-ve.

Ky është manipulim i madh me popullin dhe ja përse: në zgjedhje ka vetëm një parti fituese, pohimet se populli me votën e vet ka vendosur që partia e parë dhe e dyta ta udhëheqin shtetin janë të paqëndrueshme, pra antidemokratike.

Pse: nëse duam që pozita të jetë funksionale atëherë duhet të kemi opozitë të fortë dhe të shëndoshë. Keqinterpretuesit e Demokracisë marrin shembull Gjermaninë, por nuk tregojnë se aty kohëpaskohe bëhen koalicione të mëdha, e jo të gjëra, për ti kaluar disa çështje jetike për qytetarët dhe shtetin.

Kampanja parazgjedhore orientohet në këtë drejtim. Pra i vie radha edhe partive më të vogla të marrin pjesë në vendimmarrje. Më demokratike s'ka ku shkon. Në Kosovë partitë dhe liderët thirren në popull e në Gjermani në votuesin.

Pra në Kosovë nuk bëhet fjalë për demokraci. Të thirresh në popull ku rreth 60% e votuesve nuk dalin në zgjedhje jo vetëm që nuk është demokratike, por është akt antipopullor.

Këto janë arsyet që shtetet demokratike nuk thirren në popull por në qytetarë dhe në votues. Në Kosovë në emër të fjalës së lirë dhe të demokracisë elementë të ndryshëm tentojnë të shkaktojnë gjakderdhje, e në Gjermani për këso gjërash prokurori i shtetit merret me çështjen brenda ditës. Prandaj mos manipuloni me demokracinë dhe me popullin e shkretë!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat