Djali i Ukshin Hotit me fjalë prekëse: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, por më le diçka të madhe

Aktuale

Djali i Ukshin Hotit me fjalë prekëse: As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, por më le diçka të madhe

Nga: G.B Më: 16 maj 2020 Në ora: 10:56
Ukshin dhe Andin Hoti

Sot janë bërë 21 vjet që nga zhdukja e Ukshin Hotit.

E në këtë përvjetor, djali i tij, Andin Hoti, e ka kujtuar atë me fjalë prekëse, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se asnjëherë nuk do të shuhet shpresa se një ditë do të dihet fati i tij.

Ai ka thënë se nuk e mori as kujdesin prindëror nga ai, por i la diçka të madhe, respektin e popullit.

Postimi i tij i tij i plotë në Facebook:

“Shokë, shihemi në Kosovën e lirë”
Ukshin Hoti, 16 maj 1999, Dubravë!
Sot bëhen 21 vite apo 7670 ditë që nga zhdukja me forcë e babit nga Burgu i Dubraves!
Edhe nëse dikush do t'donte t'na zbeh forcen për mbajtjen e shpresës që një ditë do t'dihet fati i tij, e kan gabim! Ajo shpresë nuk do t'shuhet sa t'kemi jetë.
Nuk më le pasuri si trashegimi, dhe e di unë se si jam rrit, por më le diçka që as parja e krejt botes nuk e blen, më le pasurinë më të madhe të njeriut: Respektin, Nderin dhe Krenarinë!
As kujdesin prindëror nuk e mora prej teje, natyrisht jo me faj tëndin, por sepse grillat e burgut ta pamundësuan, por më le diçka të madhe: Respektin e popullit.
FALEMINDERIT!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat