“Për shkak të një pleshti, nuk kallet jorgani”

Aktuale

“Për shkak të një pleshti, nuk kallet jorgani”

Nga: A.M. Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:41
Vigan Qorroll

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Vigan Qorroll, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të goditet ultë dhe për qëllime të politikës ditore.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se meqë brenda Gjykatës ka persona të lidhur fortë me politikanë të caktuar — integriteti  i gjykatës nuk guxon të vihet në pikëpyetje.

Postimi i plotë:

Per shkak te nje pleshti, nuk kallet jorgani — thote nje proverb i lashte iliro-dardan!

Gjykata Kushtetuese eshte institucioni suprem i Republikes. Ajo nuk ben te goditet ulte dhe per qellime te politikes ditore. Meqe brenda saj ka persona te lidhur forte me politikane te caktuar — integriteti i kesaj gjykate nuk guxon te vihet ne pikepyetje.

Gjykata eshte me e rendesishme se interesat e politikes meskine, qe i ka keqperdorur pameshirshem edhe guret e varreve te deshmoreve.

Mos prisni mrekulli prej nje kaste politikanesh, qe demokracine e kuptojne si nje film triller, e jo si nje fundament te shtetesise.

Shoqeria jone duhet te tregoje respekt per dinjitozet, e duhet t’i perbuz servilet dhe te kapurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat