​Deputetët i kërkojnë Prokurorisë të fillojë hetimet e tenderëve në MSH

Aktuale

​Deputetët i kërkojnë Prokurorisë të fillojë hetimet e tenderëve në MSH

Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:02
Albena Reshitaj

Kryetarja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, pas takimit që ka pasur ky komision me sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se Prokuroria duhet t’i fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në Ministri të Shëndetësisë.

Rashitaj: Kuvendi ka vendosur që me 4 qershor të formojë komisionin hetues për menaxhimin e pandemisë

“Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që me 4 qershor të formojë komisionin hetues parlamentarë për menaxhimin e pandemisë COVID 19, në këtë komision do të hetohen detaje dhe do të del komplet e vërteta lidhur me menaxhimin e pandemisë...Tjetra për disa keqpërdorime në tenderët e bërë gjatë kësaj periudhe të pandemisë, pra ishin disa shqetësime të deputetëve dhe në fund krejt u kërkua nga komisioni që të votohet që të gjitha dokumentet që i kemi marrë të përcjellën më tutje dhe t’i bëhet ftesë prokurorisë së vendit që të merret me faktet dhe me çështjen e asaj që disa deputetë të komisionit kanë në lidhje me keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike nga MSh-ja”, tha ajo.

Reshitaj shtoi se në mbledhjen e radhës e cila do të mbahet nesër, do t’i bëjnë ftesë organeve të drejtësisë, pasi që deputetet e LVV-së, ishin larguar nga komisioni ende pa votuar.

Reshitaj:Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga komisioni ende pa u votuar

“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga komisioni ende pa u votuar që kjo procedurë të shqyrtohet më tutje....Nesër në ora 10-11, do të mbahet mbledhja e radhës ku do të kërkojmë, të bëjmë ftesë që organet e drejtësisë të merren me çështjen”, tha ajo.

Ndërsa, deputetja e VV-së, Labinotë Demi-Murtezi pas mbledhjes së komisionit, ka thënë se sekretari i shëndetësisë i cili ka raportuar sot në këtë komision, ka vlerësuar se Kosova nuk ka legjislacion të mjaftueshëm për menaxhimin e pandemisë.

Demi-Murtezi: Kosova nuk ka legjislacion të mjaftueshëm për menaxhimin e pandemisë

“Ne sapo dolëm nga mbledhja e komisionit për shëndetësi. Ku në një raportim të detajuar e patëm sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardhiqin. Nga ekspozeja e sekretarit dhe pyetjet e deputetëve ne u informuam për të gjitha punët administrative që po bëhen nga Ministria e Shëndetësisë. Po ashtu, edhe si këshillues i ministrit për luftimin e COVID-19.. Javën e ardhshme Parlamenti i Kosovës do të diskutojë për themelimin e një komisionit hetimor parlamentar për gjithë pandeminë. Sekretari ishte korrekt në përgjigjet e tij dhe pyetje kishte shumë por ato që na interesuan ishin në përputhje me ligjet që i ka vendi jonë. Sekretari vlerësoi se Kosova nuk ka legjislacion të mjaftueshëm për menaxhimin e pandemisë dhe vlerësuam bashkë se mungesa e legjislacionit ka bërë edhe pamundësinë e dhënies së gjobave për ata që kanë shkelur kushtet e parapara nga MSH-ja”, tha ajo.

Më tutje ajo ka thënë se ka edhe mungesë të stafit shëndetësor.

Demi-Murtezi:Ka mungesë të stafit shëndetësor

“Po ashtu vlerësuam bashkë që ka mungesë të stafit shëndetësor të punësuar dhe po ashtu mungesa që kanë qenë evidente në stoqe po ashtu materiale shëndetësore që do të kishin lehtësuar menaxhimin e pandemisë.... Nga mbledhja e kaluar kemi pasur një keqkuptim në prononcime ngase ka pasur vlerësime të disa deputetëve se nuk ka pasur bashkëpunim të mjaftueshëm ndërinstitucional, ku edhe njëherë u sqaruam se profesor Naser Ramadani me përgjegjësinë më të lartë ka thënë se bashkëpunimi ndër institucional ka qenë i shkëlqyeshëm dhe jo i mangët dhe gjithashtu ka thënë se janë testuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë të testohen”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat