Sejdiu: Mendimi kundër pushtetit je hajn e tradhtar, mendimi përkrah pushtetit i drejtë e patriot

Aktuale

Sejdiu: Mendimi kundër pushtetit je hajn e tradhtar, mendimi përkrah pushtetit i drejtë e patriot

Nga: G.B Më: 26 maj 2020 Në ora: 20:10
Dardan Sejdiu

Zyrtari i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se në universin e quajtur Kosovë, ka vetëm dy lloj mendimesh për dhe në politikë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mendimi që është kundër pushtetit, pra përkufizohet si tradhtar, hajn e shok i oligarkëve dhe mendimi që përkrah pushtetin, e pra është patriot e i drejtë!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Që të sqarohemi një herë e mirë. Në universin e quajtur Kosovë, ka vetëm dy lloj mendimesh për dhe në politikë:

1. mendim që është kundër pushtetit e pra me automatizem perkufizohet si tradhtar, hajn e shok i oligarkeve, dhe

2. mendim që përkrah pushtetin, e pra është patriot e i drejtë!

Ose je njeri ose je tjetri!

Mes nuk ka!

Ndryshe nuk bënë!

Anash edhe ma keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat