"Vrasjet politike, tregojnë se si të 'mëdhenjët' e kanë kapur për fyti shtetin"

Aktuale

"Vrasjet politike, tregojnë se si të 'mëdhenjët' e kanë kapur për fyti shtetin"

Nga: H.O. Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:54
Ilustrim

Njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se kryeministri në detyrë Albin Kurti në periudhën 50 ditëshe argumentoj premtimet e tij dhënë elektroratit, në luftën me kriminalitetin dhe kjo ishte arsyeja sipas tij, që erdhi deri tek mosbesimi i kësaj qeverie.

“Situata e qeverisjes së tanishme të Kosovës, që tani kryes në detyrë i Kryeministrit është Albin Kurti, edhe që i patën fitue zgjedhjet me 06.10.2019, LVV dhe LDK, edhe që e krijuan koalicionin si dy parti të parat pas zgjedhjeve, ky koalicion nuk zgjati më shumë se 50 ditë. Është për me u habitë pse zgjati kaq shkurt ky koalicion. Nëse bëhet një analizë më e përpikët, të gjitha premtimet e dhëna elektoratit gjatë zgjedhjeve na përputhen me veprimet e Kryeministrit Albin Kurti posa e pranoj detyrën dhe për një afat të shkurtër 50 ditësh, në vepër e argumentoj premtimin e tij dhënë elektoratit që do ta luftoj kriminalitetin në përgjithësi, gjë që si po duket të gjitha partitë si në opozitë por edhe asaj në bashkëqeverisje LDK iu hyri frika, që aq vrullshëm ia filloj luftimit të krimit. Prandaj të gjitha partitë sikur i përmenda u dakorduan që t’ia tregojnë mosbesimin kësaj qeverie, dhe në Parlamentin e Kosovës deputetët e gjitha partive që u bashkuan përpos LVV, me 82-85 vota ia treguan mosbesimin qeverisë në pushtet, edhe që në rrethana të tilla deri sa të kaloj kjo gjendje e jashtëzakonshme që e ka përfshi botën me pandeminë, e sidomos për hir të korrektësiseë në qeverisje ishte dashur së paku të pritet tremujori e pse jo deri në 100 ditë të qeverisjes, dhe tani të vlerësohet suksesi i kësaj qeverie”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë se  vendi është me një qeveri në shkuarje, edhe që dyshimet e krejt kësaj qeverie në ikje, i konfirmon ajo që Kryetari i Kosovës e dekreton Avdullah Hotin për Kryeministër të koalicionit LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe dhe pakicave tjera, që LDK si parti e dytë në zgjedhjet e fundit me e qeverisur vendin.

“Tani fjalën kryesore e ka Gjyqi Kushtetues që duhet t’i shqyrtoj ankesat e të gjithë subjekteve që iu janë drejtue gjyqit në fjalë, por nëse shfrytëzohet e drejta kushtetuese dhe e paraktikave në të kaluarën, sipas shumë ekspertëve të këtyre lëmive, e drejta për ta qeverisur vendin ishte dashur t’i ipet LVV si parti e parë në zgjedhje e kurrsesi partisë së dytë ose të shkohet në zgjedhje mbasi të ndërpritet situata e pandemisë. Në keto rrethana të ndieshme dhe të rrezikshme për vendin, tani paraqitet një grupacion si “Garda Vullnetare” e cila kërcënon Kryeministrin në detyrë. Nëse dojmë ta shiqojmë situatën e sigurisë në retrospektivë që nga paslufta e deri më tani, lehtë është për tu konstatuar se këto kërcënime edhe mujnë të jenë mjaft serioze, kur dihet se që nga lufta e deri me tani janë vra mbi 100 persona që ishin kontribues dhe njerëz të devotshëm të këtij vendi si: Ilir Konushevci, Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Ismet Rracaj, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Ismajl Hajdaraj, Isuf Haklaj, Sebahate Tolaj, e shumë të tjerë që deri me ditën e sotit askush nuk i ka zbuluar e as që ka pasur interes për tu zbuluar. Të freskëta i kemi kujtimet e  tentim vrasjet e Kryetarit historik Ibrahim Rugovës dhe asnjëherë nuk u zbuluan tentues vrasësit”, thotë tutje Tërnava.

Ai thotë më tutje se nëse dojmë të jemi real dhe ta shiqojmë situatën e sigurisë që nga çlirimi e deri më tani që janë 20 vite, bëhet pytje se pse kjo paftësi e zbulimit të vrasjeve politike aq shumë në numra nga ana e institucioneve tona, të gjithë atyre njerëzve të vrarë e që familjarët në mënyrë permanente presin zbulimin e tyre, konstatimi del se të mëdhenjët e këtij shteti që deri më tani e kanë kapur për fyti këtë shtet dhe kanë bërë qfarë kanë dashur me të./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat