Isa Mustafa kundërshtoi raportin e UNDP-së, vjen reagimi i burrit të Vjosa Osmanit

Aktuale

Isa Mustafa kundërshtoi raportin e UNDP-së, vjen reagimi i burrit të Vjosa Osmanit

Nga: N. H Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:18
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu

Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook kundërshtoi statistikat e raportit të UNDP-së, ku qytetarët ishin shprehur të kënaqur me punën e Qeverisë.

Sadriu në një shkrim në Facebook, ka publikuar edhe njëherë sondazhin e UNDP/USAID, i ripërpunuar nga KosData.

Ky postim nga Sadriu vije si reagim ndaj deklaratës së kreut të LDK-së.

“Sondazhi i UNDP/USAID — i ripërpunuar nga KosData për t’u kuptuar më lehtë”, shkruan Sadriu në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa ka thënë se dje dhe sot ka lexuar statistikat sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar.

Po ashtu, Mustafa ka shkruar në Facebook, se “e pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë”.

“U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat, sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.

“Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët. Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre. Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime! Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika”, ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat