Demi: Presidenti 'unifikues' dëshmoi se është nxitësi më i madh i konfliktit në Kosovë

Aktuale

Demi: Presidenti 'unifikues' dëshmoi se është nxitësi më i madh i konfliktit në Kosovë

Nga: G.B Më: 4 qershor 2020 Në ora: 11:02
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka thënë se dje presidenti 'unifikues' dëshmoi se është nxitësi më i madh i konfliktit në Kosovë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dje kur qeveria po bëhej gati t'i lëshonte zyrat, ai nxiste inate duke bërë thirrje që Kurti ta lëshojë zyrën, ani pse askush s'po rezistonte.

Ndërsa, kur i lëshuan, Demi thotë se presidenti tha se ikën me bisht nën shalë, duke shpresuar që qeveria të bëjë rezistencë, sepse në gjendje konflikti Thaçi lulëzon.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dje Presidenti 'unifikues' dëshmoi se është nxitësi më i madh i konfliktit në Kosovë.

Gjatë ditës, kur Qeveria në detyrë po bëhej gati të lëshonte zyret, ai nxiste inatë duke bërë thirje "Kurti të lëshoj zyren", ani pse askush s'po rezistonte.

Kur u lëshuan zyret, në mbrëmje Presidenti tha se "ikën me bisht nën shalë", ngase ka shpresu që Qeveria në detyrë ka me ba rezistencë, ngase në gjendje konflikti Thaçi lulëzon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat