Hoti tregohet aktiv në ditët e para të punës, nesër thërret mbledhjen e dytë të qeverisë

Aktuale

Hoti tregohet aktiv në ditët e para të punës, nesër thërret mbledhjen e dytë të qeverisë

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:17
Qeveria Hoti

Qysh në ditën e dytë të punës, kryeministri Hoti ka mbledhur sot kabinetin e tij dhe ka miratuar Programin e Qeverisë së tij për vitet 2020 – 2023!

Por, ai po tregohet shumë aktiv.

Mbledhja e radhës e qeverisë së Kosovës do të mbahet nesër në ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë, duke mos u bërë e ditur se cilat do të jenë pikat të cilat do të diskutohen në këtë mbledhje.

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, Hoti ka folur edhe për prioritetet e qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat