Pas vendimit të MCC-së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog - Bota Sot
Pas vendimit të MCC-së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

Aktuale

Pas vendimit të MCC-së, Thaçi e falënderon Grenellin për mbështetjen në dialog

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 00:17
Grenell dhe Thaçi

Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë dhe zhbllokimi të fondeve të MCC-së për Kosovën ka pasur shumë reagime pozitive.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar për herë të dytë – veçse tani në Twitter, ku ka përmendur edhe emisarin special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.

Thaçi falënderoi Grenell për angazhimin dhe mbështetjen në procesin e dialogut si dhe agjendën për zhvillimin ekonomik.

“Një vendim i mirëpritur të shtunën nga MCC për zhbllokimin e investimeve në Kosovë përmes programeve multimilionëshe në energji dhe qeverisje të mirë. Faleminderit Richard Grenell për mbështetjen në dialog por edhe për agjendën për zhvillim ekonomik”, ka shkruar Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat