Krasniqi: Presidenti po bllokon kthimin e ambasadorëve, të dekretojë kthimin e atyre që kanë përfunduar misionin

Aktuale

Krasniqi: Presidenti po bllokon kthimin e ambasadorëve, të dekretojë kthimin e atyre që kanë përfunduar misionin

Nga: G.B Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:34
Hashim Thaçi

Albert Krasniqi nga shoqëria civile ka thënë se presidenti duhet menjëherë të dekretojë kthimin e të gjithë ambasadorëve dhe shoferëve të misioneve, që tashmë u ka përfunduar mandati, ashtu siç është propozuar nga Qeveria, respektivisht ish-ministri Konjufca, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se emërimi dhe shkarkimi i shefave të misioneve diplomatike është një kompetencë e kufizuar e Presidentit e cila nuk mund të ushtrohet në bazë të iniciativës së tij, por që është i detyruar të veprojë në bazë të propozimit të Qeverisë për kandidatët për emërim apo shkarkim.

Krasniqi ka thënë se bllokimi i kthimit të këtyre ambasadorëve nga Presidenti po bëhet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Postimi i tij i potë në Facebook:

Presidenti duhet që menjëherë të dekretojë kthimin të gjithë ambasadorëve (politik) dhe shefave të misioneve të cilëve tashmë u ka përfunduar mandatin prej katër viteve, ashtu siç është propozuar nga Qeveria, respektivisht ish-ministri Konjufca. Ligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, saktëson se të emëruarit politik shërbejnë vetëm për një mandat, ndërsa Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese (Rasti Nr. KO. 47/10), në interpretimin e kompetencave të Presidentit thotë se “Presidenti duhet të veprojë mbi rekomandimin e Qeverisë në emërimin dhe shkarkimin e krerëve të misioneve diplomatike”.

Emërimi dhe shkarkimi i shefave të misioneve diplomatike është një kompetencë e kufizuar e Presidentit e cila nuk mund të ushtrohet në bazë të iniciativës së tij, por që është i detyruar të veprojë në bazë të propozimit të Qeverisë për kandidatët për emërim apo shkarkim. Bllokimi i kthimit të këtyre ambasadorëve nga Presidenti po bëhet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat