Mushkolaj-Bujupit: Për çfarë parimesh po flisni, keni marrë vota diku tjetër ndërsa keni kaluar në një parti tjetër

Aktuale

Mushkolaj-Bujupit: Për çfarë parimesh po flisni, keni marrë vota diku tjetër ndërsa keni kaluar në një parti tjetër

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:35
Donika Kadaj- Bujupi

Dputetja nga radhët e AAK’së, Donika Kadaj- Bujupi ka abstenuar gjatë votimit të Qeverisë Hoti, siç ka thënë ajo për arsye parimore, por këtë e ka kundërshtuar analisti Mushkolaj duke pasur rezerva ndaj parimeve e sinqeritetit të saj.

Kadaj-Bujupu ka sqaruar abstenimin ndaj Qeverisë Hoti, duke thënë se ka qenë për arsye parimore.

Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj, ka pasur rezerva ndaj deputetes Kadaj- Bujupi për parimet dhe sinqeritetin e saj, ai ka thënës se duke marrë parasysh që ju keni drejtuar akuza të rënda ndaj AAK’së kur keni kaluar në VV, dyshoj n♪7 sinqeritetin dhe parimet e juaja..

“Akuzat e rënda që ka pasur ndaj AAK’së kur ke kaluar në VV, pastaj kthimi në AAK, nuk mund të them se deputetja Kadaj-Bujupu është parimore dhe e sinqertë. Donika ka marrë vota nga një subjekt tjetër politik dhe pastaj ka kaluar në një subjekt tjetër. Abstenimi juaj nuk me bind se e ke bërë për arsye parimore:, ka thënë Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat