Armend Zemaj nderohet me mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Aktuale

Armend Zemaj nderohet me mirënjohje nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:40
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe një numër i dhuruesve të gjakut, nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë, u nderuan me mirënjohje nga ana e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Zemaj tha se do ta kenë mbështetjen dhe përkrahjen e kësaj qendre për grumbullimi vullnetar të gjakut.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me një numër të dhuruesve vullnetarë e të rregullt të gjakut, nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë, u nderuam me mirënjohje nga ana e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për mbështetjen e kësaj qendre dhe aksioneve për grumbullimin vullnetar të gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat