Ganimete Musliu pyet Vjosa Osmanin: Çfarë është drejtësia për ty?

Aktuale

Ganimete Musliu pyet Vjosa Osmanin: Çfarë është drejtësia për ty?

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 00:15
Ganimete Musliu dhe Vjosa Osmani

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentares, Vjosa Osmani e cila tha se drejtësia duhet ta kryëjë punën pa presion.

Musliu, ka disa pyetje për Osmanin në lidhje me deklaratën e saj për të cilën, Musliu, ka shprehur dyshime.

Në një positm në Facebook ka shtruar këtë çështje me disa pyetje që shprehin dilemma të mëdha sa i përkt deklaratës së Osmanit. 

Postimi i plotë:

Çka është drejtësia për ty Kryetare e Kuvendit?

Nëse nuk është e drejtë ta mbrosh pragun e shtëpisë, çka është e drejtë për ty?

Nëse nuk është e drejtë t’i ndalosh vrasjet e fëmijëve të atdheut tënd, çka është e drejtë për ty?

Nëse nuk është e drejtë t’i mbrosh vajzat dhe gratë që të mos përdhunohen, çka është e drejtë për ty?

Nëse nuk është e drejtë t’i mbrosh nxënësit që mos të helmohen, çka është e drejtë për ty?

Nëse nuk është e drejtë ta shpëtosh popullin tënd nga shfarosja, çka është e drejtë për ty

Nëse për ty është e pa drejtë dhe të vjen turp ta përmendësh UÇK- në, çka është e drejtë për ty ?

Çka është drejtësia për Ty Kryetare, për çfarë drejtësie po na flet???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat