Berisha: Gara kush do ta udhëheqë dialogun dëmtoi vendin, mobilizimi serbo-rus na gjeti në gjumë

Aktuale

Berisha: Gara kush do ta udhëheqë dialogun dëmtoi vendin, mobilizimi serbo-rus na gjeti në gjumë

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:59
Anton Berisha

Ish zëvendësministri i jashtëm, Anton Berisha ka shkruar për zhvillimet e fundit që pasuan pas ngritjes së aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Berisha ka thënë se beteja e brendshme se kush do të udhëheqë delegacionin kosovar në dialogun me Serbinë, ndërmjet tjerash ka treguar se sa larg jemi te kuptuarit e situatës serioze në të cilën gjendet Kosova dhe rajoni.

Sipas tij kjo betejë, jo vetëm që është naive por është edhe e dëmshme për Kosovën.

Berisha ka thënë se beteja reale jo vetëm që është përtej asaj se kush e udheqë delegacionin kosovar, por është përtej vet marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e që ka të bejë me raportin SHBA-Rusi që kanë pozicione të qarta në raport me krizën, dhe me BE-në, që në vazhdimësi ka rezultuar e paqartë dhe e pavendosur.

Beteja e brendshme, në vite, do ta quaja naive, se kush do te udheheqe delegacionin kosovar ne dialogun me Serbine, ndermjet tjerash ka treguar se sa larg jemi te kuptuarit e situates serioze ne te cilen gjendet Kosova dhe rajoni. Ne qofte se nuk do te ishte naive atehere do te mund te quhej qëllimkeqe, por ne te dy rastet e demshme per Kosoven.
Ne thelb, beteja reale jo vetem qe eshte përtej asaj se kush e udheqe delegacionin kosovar, por eshte pertej vet maredhenieve Kosovë-Serbi, e qe ka te beje me raportin SHBA-Rusi qe kane pozicione te qarta ne raport me krizen, dhe me BE-ne, qe ne vazhdimesi ka rezultuar e paqarte dhe e pavendosur.
Perderisa SHBA-te, ne kontinuitet, qe nga kriza e Bosnjes me 1995, e Kosoves me 1999, njohja e pavaresise se Kosoves dhe ndikimin e saj ne perkrahje dhe njohje, edhe nga shtetet tjera, eshte bere mbrojtesi yne dhe faktori kryesor i zgjidhjes politike dhe diplomatike, Rusia vazhdon te jete pengesa e vazhdueshme e kesaj zgjidhjeje. Kjo, u pa qarte edhe ne zhvillimet e fundit, kur perfaqesuesi i presidentit amerikan Grenell me 15 qershor njoftoi per dakordimet e Serbise dhe Kosoves qe delegacione e tyre te takohen ne Shtepine e Bardhe me daten 27 qershor per te biseduar per marreveshjen perfundimtare ndermjet dy shteteve, menjehere ndodhi mobilizimi i udhehqjes ruse respektivisht kryetarit Putin dhe kryediplomatit rus Lavrov.
Putin mori menjëherë në telefon presidentin e Serbisë. Në datën 18 qershor ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, vizitoi Beogradin, tre ditë para zgjedhjeve parlametare serbe, për të mbështetur fitoren elektorale të Vuçiçit dhe natyrisht për të marrë informacionet e duhura nga presidenti dhe ministri i jashtëm Dacic.
Sergej Lavrov botoi një artikull të përbashkët me ministrin e jashtëm serb Daçiç në gazetën ruse “Rasiskaja gazeta” dhe në gazetën serb “Kurir” me titull “Nyja e Kosovës: a është e mundshme një zgjidhje korrekte”, që tregon se i gjithë preokupimi i diplomacisë ruse në fazën e tanishme është që në Shtëpinë e Bardhë Beogradi të zbatojë qendrimet dhe strategjinë e Rusisë në çështjen e marrëveshjes me Kosovën.
Duke mos u mjaftuar me këtë presidenti rus Putin thirri në Moskë per nje takim kokë me kokë presidentin e Serbisë për bisedime në datën 23 qershor, pak ditë përpara takimit te paraparë në Shtëpinë e Bardhë midis delegacionit kosovar dhe atij serb.
Ishte ky takimi i dytë për gjashte muaj e sipas njoftimit te mediave Putin do te vizitoj prape Serbine ne vjeshte qe tregon qarte patronizimin e politikes ruse ndaj asaj serbe.
Po i njejti shtyp rus proqeveritar beri te qarte per vazhdimesine e politikes ruse per te kontrolluar Serbine nga siç u shprehe “Vzgljad” mundesia e tradhëtisë së Serbisë, e qe qartazi shpalos qendrimin rus për te bllokuar bisedimet ndermjet Kosoves e Serbise.
Shqetesimi i vazhdueshem i Kremlinit eshte mundesia e arritjes se marreveshjes eventuale ndermjet Kosoves dhe Serbise, duke shlyer konfliktin e ngrire ne Ballkan, qe do te largonte ndikimin rus per nderhyrje dhe do te hapte rrugen per anetaresim ne BE e mbase edhe ne NATO te ketyre dy vendeve, e qe eshte ne kundershtim te plote te qellimeve te politikes e interesit rus.

Në anën tjetër, BE, e cila i udhëhoqi bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës nga vitit 2011 për 8 vjet nuk qe e aftë të çonte në një zgjidhje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve. Shprehja e një lloj rezerve për të mos thënë pakenaqesie per nisiativen amerikane, realisht nuk do te mund te quhej diplomatikisht korrekte ngase rezultatet e dialogut te deritanishem ishin teper te kufizuara.
Perpjekja qe permes perfaqesuesit te posaçem, diplomatit te rryer sllovak Lajçak per te ringjallur dialogun Kosovë-Serbi, hasi në vështirësi që në emërimin e tij, në rezervat e presidentit të Kosovës, e sidomos në qasjen e çuditshme të këtij përfaqësuesi, i shprehur me 22 qershor në Beograd, se normalizimi i raporteve ndermjet Kosovës e Serbisë duhet të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe për BE, që e përkthyer ne gjendjen reale nenkupton qe krahas qendrimeve te Serbise te merren parasysh edhe qendrimet e vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven sikurse Rumania, Qiproja etj, e qe ne fakt don te thote zvarritje e pafundme e problemit respektivisht nje linje qe ndjek edhe vet politika ruse.
Marre parasysh se dy vendet mosnjohese te rajonit Rumania e Greqia jane ortodokse, u pa qarte edhe nga deklaratat e kryediplomatit rus Lavrov ne Beograd, devizën diplomatike ruse të “integritetit të botës ortodokse”, kur në takime përfshiu edhe kreret fetar te Kishes ortodokse ne tentimin e krijimit te solidaritetit regjional e me qellim ruajtjen e influences ruse.
“Lumi fle, armiku nuk fle” – eshte nje fjale popullore, qe bukur pershkruan gjithe kete mobilizim te armiqeve te pavaresise se Kosoves, e gjumin e thelle te politikes tone, thua se i gjithe procesi eshte permbyllur dhe te vetmet detyra kane mbetur rregullimi i interesave te ngushta personale e partiake, akomodimi i njerezve ne detyra me pergjegjesi shteterore e diplomatike, pa patur parasysh se beteja eshte e hapur dhe e veshtire, por thjeshte si nje plotesim i ngushte i brendshem.
Dhe, kur keshtu sillemi, atehere befasia ndodhe edhe ne ajer, kur delegacionit kosovar de facto iu pamundesia te merr pjese ne takimin e aranzhuar ne Shtepine e Bardhe, marre parysh publikimin e aktakuzes potenciale ndaj presidentit te Kosoves z. Thaqi, e qe paraqet nje situate krejt te re e te paparashikueshme qofte ne politiken e brendshme qofte ne procesin e dialogut.
Ështe evidente se kjo gjendje eshte rezultat i dobesise se politikes dhe diplomacise tone, duke perfshire edhe ate te Shqiperise dhe ne pergjithesi, te faktorit shqiptar, dhe ne te njejten kohe rezultat i aktivitetit te vazhdueshem te politikes e diplomacise ruse, serbe dhe aleateve te tyre, kundershtare te pavaresise se Kosoves.
Se a do te arrijmë t’i pergjigjemi ne menyren e duhur kesaj gjendjeje mbetet te shihet, konstelacioni e qasja e brendshme politike aktuale nuk len shume vend per optimizem. As pervoja nga e kaluara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat