Rrezikohet humbja e 300 milionë eurove, deputetët merren me fjalën “koti”

Aktuale

Rrezikohet humbja e 300 milionë eurove, deputetët merren me fjalën “koti”

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 21:35
Kuvendi i Kosovës

Mbi 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve që pritet të ratifikohen në Kuvend.

Mirëpo, kundërshtimi i deputetëve të opozitës e ka shtyrë këtë proces.

Sipas zv. Ministrit të Financave Agim Krasniqi, nëse nuk ndodh ratifikimi, kjo shumë rrezikohet të humbet.

Mes të tjerash, edhe mosvotimi i rishikimit të buxhetit është duke shkaktuar telashe.

Sipas Krasniqit, nëse vazhdon bllokimi në Kuvend, atëherë nuk mund të bëhet as implementimi i pakos emergjente që ka mbetur në gjysmë.

Pjesa më e madhe e programit për rimëkëmbje ekonomike është e bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare, e të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend në mungesë të votave të mjaftueshme.

Në seancën e fundit të Kuvendit, deputetët kishin zgjedhur të merren më shumë me fjalën ‘Koti’, me të cilën iu referua kryeministrit Avdullah Hoti një deputet nga radhët e Vetëvendosjes./KD

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat