​Haradinaj: Serbia s’mund të hyjë në BE pa u njohur nga Kosova

Aktuale

​Haradinaj: Serbia s’mund të hyjë në BE pa u njohur nga Kosova

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 21:23
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklarimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se Serbia do të hyjë në BE në vitin 2026.

Në emisionin Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Serbia duhet të ketë të qartë se nuk mund të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane pa u njohur nga ana e Kosovës.

“Serbia pa njohjen e Kosovës e ka të pamundur të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat