Pacienti me koronavirus i shtrirë në Infektivë: Kujdesuni për familjet

Aktuale

Pacienti me koronavirus i shtrirë në Infektivë: Kujdesuni për familjet

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:22
Pacienti me koronavirus

Një pacientë i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mos preken nga ky virus.

“Jam nga Peja. Kam qenë në gjendje të rëndë, por duke falënderuar të gjithë stafit gjendja është përmirësuar”, ka thënë ai ekskluzivisht në Info Magazine.

Duke falënderuar stafin mjekësor të klinikës për punën, ai ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm.

“Kujdesuni për familjet, prindërit, pleqtë”

Ai poashtu i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të bëjë të pamundurën që ta mbështes stafin në Infektivë”,

“Po bëjnë punë të palodhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat