Thaçi: 2 Korriku na bashkoi në rrugën e pavarësisë

Aktuale

Thaçi: 2 Korriku na bashkoi në rrugën e pavarësisë

Nga: E.R Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:29
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik që na bashkoi në rrugën e pavarësisë.

‘’Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica’’ ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.

Postimi i plotë në Facebook

Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990 është moment i paharrueshëm politik dhe historik, që na bashkoi në rrugën e pavarësisë.

Si akt politiko-juridik ishte shprehje e vullnetit dhe aspiratave të popullit tonë për liri, demokraci dhe pavarësi, të cilat i institucionalizuam pas një procesi të gjatë me shumë sakrifica.

Mirënjohje të gjithë atyre që pandalshëm punuan për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. HTH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat