Reagon ashpër ish-agjenti i SHIK-ut ndaj Gani Kocit: I ka vdekur nëna listave të vdekjeve, ju jeni arsyeja pse ekziston Gjykata Speciale

Aktuale

Reagon ashpër ish-agjenti i SHIK-ut ndaj Gani Kocit: I ka vdekur nëna listave të vdekjeve, ju jeni arsyeja pse ekziston Gjykata Speciale

Nga: N.Sh Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:32
Gani Koci

Reagime si asnjëherë më parë i kanë shkuar sot në “llogari” të Gani Kocit.

Ishte Koci që përmes një postimi ka kërkuar “betonimin” e disa figurave të njohura politike dhe publike në Kosovë.

Ai i linçoi aq shumë, sa komentuesit e tij, u frymëzuan ku edhe kërkuan që të digjen me benzinë.

Por, pas shumë reagimeve të ashpra që iu bën Kocit, pas shkrimit të publikuar së pari në “Bota sot”, Koci u zmbraps dhe e fshiu postimin e tij.

E prej shumë reagimeve, Kocit i ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari thotë se tashmë ka vdekur ajo puna e listave të vdekjeve, dhe se tash është koha e llogaridhënieve.

Sipas tij, këta janë arsyeja që është formuar Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

I ka vdek nana listave të vdekjeve i ka kalu koha nuk ka më budallanj...,tani esht koh e llogaridhanjeve...!

Jeni kah ja theni gjykatës speciale sidomos arsyes pse ekziston kjo gjykatë jashtë Kosovës.!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat