A do të dorëhiqet ministri Zemaj? Përgjigjet kryeministri Hoti

Aktuale

A do të dorëhiqet ministri Zemaj? Përgjigjet kryeministri Hoti

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 15:40
Armend Zemaj

Shtimi i rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19 ka detyruar qeverinë që të kthejë masat kufizuese me qëllim të parandalimit të shpërthimit të mëtejshëm të pandemisë.

Megjithatë në konferencën e mbajtur sot, bashkë me kryeministrin Hoti nuk është parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Kjo ka shtyrë edhe gazetarët të pyesin nëse Zemaj do të jap dorëheqje.

Megjithatë kreu i Qeverisë nuk ka treguar nëse një gjë e tillë do të ndodh, duke thënë se janë në krye të detyrës.

“Po bëjmë të pamundurën për të ta menaxhuar situatën. Jemi në krye të detyrës edhe ministri dhe gjithë stafi shëndetësor”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat