“Zyrtarizohet koalicioni i hipokritëve PDK-LDK”

Aktuale

“Zyrtarizohet koalicioni i hipokritëve PDK-LDK”

Nga: N. H Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:02
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim ndaj qeverisë aktuale.

Basha e nis shkrimin me një titull, se është zyrtarizuar koalicioni mes PDK-së dhe LDK-së, të cilin, deputeti i VV-së e quan si koalicioni i hipokriteve.

Sipas deputetit, është koha që PDK dhe LDK t’i heqin maskat, dhe ta bëjnë zyrtare koalicionin, pasi sipas tij, këto parti janë të njëjta dhe parti hipokrite dhe të marra.

Ja shkrimi i tij:

Image
Basha dhe Kurti

Zyrtarizohet koalicioni i hipokritëve PDK/LDK

?Brenda 24 orëve ka pas 9 vdekje në QKUK, dhe familjarët dyshojnë në shkakun e vdekjes së tyre dhe në kaosin që mbretëron në menaxhimin e brendshëm. Edhe vet prokuroria ka filluar hetimet.

▪️Del Hashim rrenci bën thirrje që të respektohen masat, mirëpo kur ishte Kurti Kryeministër, dilte bënte thirrje që mos të respektohen masat. Pra kur sot ka instalu kukullën #Hoti, tregon dashurinë për respektimin e masave. Dy në një, hipokrizi dhe marrëzi.

▪️Del menjëherë pas tij Bekim Haxhiu në konferencë për shtyp dhe thotë se asnjë rast nuk duhet të paragjykohet dhe t’i jipet mundësi hetimeve që ta thonë fjalën e tyre.

▪️Kurse gjatë Qeverisë Kurti, kur menaxhimi ishte fantastik dhe merrej shembuj në botë, deshën me ia shti flakën Kosovës duke akuzu dhe duke kërku hetime parlamentare me arsyen se një i ri bëri vetëvrasje. Pra dihej shkaku i vdekjes, por atëherë hipokritët nuk thonin të mos paragjykojmë dhe të presim hetime nga prokuroria, por me ngulm kërkonin të fillonin me hetime parlamentare.

?Hiçni maskat, është koha ta bëni zyrtare dashurinë e fshehtë që e çoni nëpër podrume të pista dhe t’i tregoni popullit që jeni bashkë dhe të njejtë, pra hipokrit dhe të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat