Shkon në 79 numri total i të vdekurve me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Shkon në 79 numri total i të vdekurve me Covid-19 në Kosovë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Katër persona kanë vdekur gjatë të hënës në Kosovë, duke e dërguar numrin total në 79 viktima.

Sipas njoftimit të IKSHPK, gjatë të hënës janë infektuar 195 persona, teksa 44 të tjerë janë shëruar.

Komunat me më së shumti raste janë Prishtina, Ferizaj dhe Fushë-Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat