Qytetarët vazhdojnë të shpërfillin masat, numër i madh i tyre edhe sot janë grumbulluar para Qendrës së regjistrimit të automjeteve

Aktuale

Qytetarët vazhdojnë të shpërfillin masat, numër i madh i tyre edhe sot janë grumbulluar para Qendrës së regjistrimit të automjeteve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 12:31
Foto Ilustrim

Ndonëse dje Qendra e regjistrimit të automjeteve dhe ajo për pajisje me dokumente njoftoi se është mbyllur përkohësisht, pasi që disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, numër i madh i qytetarëve janë parë edhe sot para kësaj qendre.

Pavarësisht se shumica prej tyre shihet se kanë vendosur maska, distanca nuk shihet se është duke u respektuar.

Në fotografitë  shihet mjaftë qartë radha e gjatë e qytetarëve para kësaj qendre.

Ndryshe dje kjo qendër ka njoftuar se “deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre dy qendrave, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat