Mjekja vullnetare që nuk u pranua në punë nga konkursi i fundit: Rastin tonë të mos e përdorin subjektet politike

Aktuale

Mjekja vullnetare që nuk u pranua në punë nga konkursi i fundit: Rastin tonë të mos e përdorin subjektet politike

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:51
Jehona Krasniqi

Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive në kohë të pandemisë.

Ajo bashkë me shtatë vullnetarë të tjerë nuk janë pranuar në punë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë.

Mjekja thotë nuk do të ndalen së kërkuari të drejtat e tyre deri në instancat më të larta.

Jehona Krasniqit megjithatë nuk i ka pëlqyer reagimi i disa politikanëve.

“Ne jemi një grup i vullnetarëve që nuk kemi libreza partiake, kështu që nuk duam të na përdorin politikisht. Pavarësisht se kush do të jetë në pushtet në do të bëjmë punën tonë”, tha ajo.

Mjekja thotë se me këtë konkurs ka edhe pakënaqësi të tjera.

Jehona Krasniqi thotë se pavarësisht rezultatit të konkursin ajo dhe kolegët e saj do të vazhdojnë punën vullnetare duke mos i lënë në vështirësi pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat