Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një lidhje telefonike ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.
Ministrja e ka uruar homolohun e Kroacisë për fitoren e zgjedhjeve të partisë të cilës ai i takon, shkruan "Bota Sot".
Gjithashtu, ajo ka thënë se Kroacia gjithmonë ka qenë shtylle perkrahje dhe miqësie për Kosovën.
Postimi i plotë:
Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe e ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë.
Kisha kënaqësinë të zhvilloj një telefonatë me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, z.Gordan Grlić Radman, dhe ta uroj për fitoren e zgjedhjeve të partisë së cilës i takon (HDZ).
Rrugëtimi Euro-Atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurtë.