Major Ramabaja si asnjëherë më parë në përkrahje të fuqishme për Vjosa Osmanin - Bota Sot
Major Ramabaja si asnjëherë më parë në përkrahje të fuqishme për Vjosa Osmanin

Aktuale

Major Ramabaja si asnjëherë më parë në përkrahje të fuqishme për Vjosa Osmanin

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:59
Major Ramabaja dhe Vjosa Osmani

Për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend, pas përplasjes së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, kanë ardhur reagime të ndryshme prej personaliteteve të njohura në vend.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe bashkëpunëtori i afërt i Tahir Zemajt, major Nazif Ramabaja përcjell “Bota sot”.

Major Ramabaja përmes një shkrimi në Facebook, e ka dënuar aktin e deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai konsideron se sulmi i djeshëm dërgon sinjale të këqija se si s’duhet të sillen të përzgjedhurit e popullit në tempullin e demokracisë, pra në Kuvendin e Kosovës.

Tutje, ai është i mendimit se Kryeparlamentarja Osmani në atë rast, do të duhej të heshte, pasi sipas tij, heshtja flet nganjëherë më shumë.

Ja shkrimi i tij:

Kanosja e deputetit Xhavit Ukaj ne seancen e djeshme te kuvendit te Kosoves ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmanit , akt i pa tolerueshem, denigrues dhe eshte per tu gjykuar nga shoqeria e sidomos nga deputetet e kuvendit.

Sulmi i djeshemi dergon sinjale te keqija se si s’duhet te sillen te perzgjedhurit e popullit ne tempullin e demokracise, pra kuvendin e Kosoves.
Skenat e dites se djeshme jane shqetsuese duke i thome jo konfrontimit fizik, jo agresionit ndaj cilit do perfaqesues te zgjedhur nga vota e popullit e sidomos jo, ndaj nje femre si kryesuese e kuvendit Vjosa Osmanit e cila eshte viktima e radhes nga deputet te pa pergjegjshem dhe aroganta.

Ne kete kohe pandemie neper te cilen po kalon vendi dhe gati te gjitha shtetet e globit me perjashtime te vogla ne vend qe te kujdesen per qytetaret e shendetshem te cilet jane e mira me e madhe qe nje vend mund te kete.

Qka duheje te bente Kryeparlamentarja Osmani ne kete rast, a duhej te heshte me te cilin gjest thuhet se nganjiher heshtja eshte menyra me e mire per ti treguar dikujt se ka gabuar me ty, eshte qeshtje personale e individit, por qe ka bere mire qe rastin ne fjale ua la ne dore organeve te sigurise me te cilin do te mirren te cilesuar si kanosje te personit zyrtar.

Te falesh te paditurit nuk do te thote te harrosh destruktivitetin e tyre, ne kete menyre i meson te permisohen dhe marrin rrugen e drejte.

Fundja kryeparlamentarja Vjosa Osmani si femer dhe zoje e vertete e cila me prezencen e saje ne parlament ben qe burrat te sillen si zoterinje e jo arroganta, sulmues dhe kercenues ndaj gjinise me te dobet fizikisht, por jo edhe psiqikisht dhe intelektualisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat