Deputetët kërkojnë të ndryshohet rregullorja, e të mbahen seancat online

Aktuale

Deputetët kërkojnë të ndryshohet rregullorja, e të mbahen seancat online

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:59
Kuvendi i Kosoves

Tashmë janë bërë 10 deputetë të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona, dhe në një situatë të tillë deputetët e Kuvendit kanë kërkuar që seancat të mbahen në platforma online.

Deputeti Memli Krasniqi, tha se duhet sa më shpejtë që deputetët të mund bëjnë votime dhe seancat online.

I të njëjtit mendim ishte edhe deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, e cila në emër të partisë së saj kërkoj mocion procedural, që të bëhet ky ndryshim sa më shpejtë.

Aktualisht kryesia dhe komisionet mund të mbajnë takime përmes platformave online, por se një gjë e tillë nuk lejohet për seancat plenare.

Mirëpo pas kësaj kërkesë të deputetëve, kryetarja  Vjosa Osmani ka thënë se duhet mbi 80 vota që të ndryshohet rregullorja e punës. E duke pas parasysh numri e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në to, Osmani ka thënë se të martën dhe të mërkurën do të përpiqen të arrijnë një konsensus.

“Një gjë e tillë sot nuk mund të realizohet, meqë tekstin i ndryshimit të kësaj rregullore nuk është i gatshëm”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat