Thirrjet në faqet në Facebook në emër të VV-së, reagon zëdhënësi i Vetëvendosjes

Aktuale

Thirrjet në faqet në Facebook në emër të VV-së, reagon zëdhënësi i Vetëvendosjes

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:55
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje , Përparim Kryeziu, ka reaguar me një postim në Facebook, duke thënë se thirrjet për rezistencë nga faqe të paverifikuara të rrjetit social Facebook, sikurse ajo e "Simpatizantët e Albin Kurtit", nuk prezantojnë e as nuk reflektojnë qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje.

''Shpërndarja e këtyre thirrjeve nëpërmjet asociimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! është tendencioze dhe dashakeqe'', ka shkruar Kryeziu në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Ai ka thënë se këto ditë, derisa numri i të infektuarve po rritet kurse kujdesi i qeverisë po mungon, ju bëjmë thirrje që të kujdeseni për veten duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

Postimi i plotë në Facebook

Thirrjet për rezistencë nga faqe të paverifikuara të rrjetit social Facebook, sikurse ajo e "Simpatizantët e Albin Kurtit", nuk prezantojnë e as nuk reflektojnë qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Shpërndarja e këtyre thirrjeve nëpërmjet asociimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! është tendencioze dhe dashakeqe.

Këto ditë, derisa numri i të infektuarve po rritet kurse kujdesi i qeverisë po mungon, ju bëjmë thirrje që të kujdeseni për veten duke mbajtur maskën, distancën dhe pastërtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat