Deputetja e PDK-së: Fitore Pacolli është element turbullues brenda Komisionit

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Fitore Pacolli është element turbullues brenda Komisionit

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 19:07
Fitore Pacolli

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është ankuar në deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke thënë se është personi turbullues brenda Komisionit.

“Çdo mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme është duke degraduar për faj të deputetes Pacolli, sepse ajo e bën të pamundur të japim kontributin për çka jemi të thirrur në atë komision”.

“Pyetjet aty ishin jashtëzakonisht të mira, mirëpo ishte jo fer që të tjerët s’patën mundësi të bëjnë pyetje sepse përfundoi mbledhja”.

“Gjuha parlamentare ka degraduar, gjë që të bën të ndihesh jo mirë si deputete në atë mes”.

“Fitorja është personi turbullues në Komision. Është element turbullues brenda Komisionit”, u shpreh Musliu Shoshi në emisionin Info Magazine, ku u diskutua edhe për përleshjen e supozuar ndërmjet deputetëve të VV-se dhe LDK-së pasi përfundoi mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kur dola unë e pash që ishte një përplasje, ndoshta ka ndodhur më herët, nuk e di, ndoshta kamerat mund ta sqarojnë. Unë e kam parë vetëm Fitoren që ka bërtitur, s’di çka ka thënë. E kam parë Gazmend Gjyshincën me telefon duke incizuar. Më pas vazhdova dhe nuk pata mundësi të shoh më shumë”.

“Kamera është e  vendosur pikërisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nuk kam parë përplasje në mes të tyre, nuk mund të them asgjë, janë kamerat e sigurisë që do të dëshmojnë, se kur unë kam dalë ka qenë vetëm Fitorja dhe Gazi, d.m.th ishte nga fundi”.

“Shumë me rëndësi do të ishte që tema sot të ishte politika e jashtme”.

“Qysh nga fillimi ishte gjuha parlamentare që ka degraduar. Nuk ka asnjë anëtar në Komision që Fitorja nuk kacafytet verbalisht me të, pra me secilin deputet e anëtar të Komisionit ajo ka përplasje verbale”.

“Vetëm ajo foli thuajse tërë mbledhjen, nuk respektonte kolegët e tjerë deputetë, se ministrja kishte vetëm një orë në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve tona”.

“Kryetarja e Komisionit dëshironte që të na jepte hapësirë të gjithëve. Fitorja nuk lejonte që ne të dëgjonim përgjigjet e ministres. Gjuha joparlamentare qe e ka Fitorja, e ka në çdo mbledhje dhe nuk lë hapësirë që ne të bëjmë pyetje. Megjithatë ministrja me dha të gjitha përgjigjet në pyetjet e mia”.

“Sot do të ishte shumë e rëndësishme të diskutohet lidhur me raportimin që është bërë, lidhur me dialogun, të ardhmen, stafin diplomatik, si jemi duke u paraqitur në botë, pra do të ishte shumë më e rëndësishme se sa një përplasje çfarë do qoftë ajo”.

“Qytetarët nuk e meritojnë trajtimin që i është bërë që nga data 6 tetor e deri më sot. Çdo gjë që është bërë, nuk është bërë në favor të qytetarëve tanë”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat