Deputeti i VV-së përkrahë protestën e Sindikatës së Infermierëve

Aktuale

Deputeti i VV-së përkrahë protestën e Sindikatës së Infermierëve

Nga: M.H Më: 3 gusht 2020 Në ora: 09:24
Fitim Uka

Deputeti nga radhët e VV-së, Fitim Uka përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me protestën e cila do të mbahet sot nga infermierët.

Uka shprehët që po e përkrahë këtë protestë pasiqë është e pakuptimitë që një infermier të paguhet vetëm 18€ në ndërrimin e natës, transmeton “Bota sot”.

Uka thotë që për kushtet e punës në spitale ka reaguar publikisht dhe se sot do të dilte në protest po mos të ishte në izolim. Deputeti thotë që mbështetjen do ta jap nesër në Kuvend për të i mbrojtur të drejtat e tyre.

Postimi i plotë

Para 1 muaji kam reaguar publikisht për kushtet e tmerrshme të punës së profesionistëve shëndetësor në kohën e pandemisë.
Për mua është e pakuptimtë që një infermier, një hero të paguhet vetëm 18€ për punën që bën në ndërrimin e natës. Pata reaguar edhe në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, por edhe në seancën për pandeminë në Kuvendin e Kosovës, por pa e ndjerë empatinë e Qeverisë dhe pa marrë përgjigjen e tyre.
Prandaj, unë e përkrah protestën simbolike të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës.
Po të mos isha në izolim, sot do t’i bashkangjitesha kësaj proteste. Në pamundësi që ta bëjë këtë, nesër do të jem edhe më i zëshëm në Kuvend për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat