Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ndarë dhimbjen për tragjedinë që ka ndodhur në Liban.
Pacolli ka thënë se ky gabim njerëzor apo veprim i qëllimshëm, na bën të kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta, shkruan “Bota Sot”.
Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
Postimi i plotë:
Shumë të dhimbshme pamjet që vijnë nga Libani.. Cilatdo qofshin arsyet e asaj tragjedie, gabim njerëzor- si besohet- apo veprim i qëllimshëm, ne kuptojmë se sa lehtë mund të kërcënohet jeta e qytetarit, popullit a shtetit të vogël apo të madh qoftë. Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shpresë për rimëkëmbjen e shpejtë nga pasojat për popullin e talentuar libanez, në një pjesë shumë delikate të botës!