Ish-aktivisti i LDK-së tregon se kujt do të i ofrohet posti i presidentit

Aktuale

Ish-aktivisti i LDK-së tregon se kujt do të i ofrohet posti i presidentit

Nga: E.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Ish aktivisti i LDK-së, Shaip Shala, ka shkruar se një rrezik është paralajmëruar nga Isa Mustafa. Shala ka shkruar se Mustafa sapo të shërohet plotësisht, ka thënë se do të takohet me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, , pas kritikave të pandërprera.

Ai ka shtuar se në këtë takim, Mustafa do t’i ofrojë postin e presidentit, dhe kështu do të bëj edhe një pazarllëk të flliqt. Shala ka thënë se rreziku qëndron, mbase Isa Mustafa është i gatshëm që me metoda të skajshme makiaveliste të mbajë qeverinë e krijuar me puç. Ai e quan Mustafën, lider të pacipë de me ndjenja njerëzore të humbura, shkruan Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Edhe një rrezik paralajmërohet nga Isa Mustafa. Thotë sa të marrë veten do të takoj liderin e AAK- së, z. Ramush Haradinaj, pas kritikave të pandërprera të këtij drejtuar qeverisë ku është pjesë e koalicionit të brishtë. Rreziku qëndron, mbase Isa Mustafa është i gatshëm që me metoda të skajshme makiaveliste të mbajë qeverinë e krijuar me puç. Ky lider i pacipë dhe me ndjenja të humbura edhe njerëzore, në takimin e tyre do t’ia ofroj postin e presidentit, dhe kështu do të bëj edhe një pazarllëk të flliqt, në kurriz të popullit të Kosovës, duke u sjellur si kryefeudal i Kosovës, dhe duke e krahasuar shtetin si pronë private në Prapashticë. Askush mos të pritë se në takimin e tyre do të flitet për tema tjera, ose për rrushin e Rahovecit, mollat e Kovragës apo kumbulla të Malishevës. Por besoj në sovranitetin e popullit, për të ndaluar edhe një të zezën e Isa Mustafës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat