​Pacolli: Skënder Hyseni po iu bënë freskë projekteve të Thaçit me Vuçiqin - Bota Sot
​Pacolli: Skënder Hyseni po iu bënë freskë projekteve të Thaçit me Vuçiqin

Aktuale

​Pacolli: Skënder Hyseni po iu bënë freskë projekteve të Thaçit me Vuçiqin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:23
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në seancën e sotme ka thënë se mocion mosbesimit meriton të ngritët për një grup ilegal dhe jolegjitim që e ka gjunjëzuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ajo po ashtu tha se kjo qeveri pa strategji pa kushte dhe pa konsesnus u ul në tavolinën e bisedimeve me palën serbe.

Pacolli: Mocion mosbesimi duhet për një qeveri që e gjunjëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare

“Mocion i mosbesimi në fakt Meriton një grup ilegal dhe jolegjitim i cili e gjunjëzoi Kosovën në arenën ndërkombëtare, mocion mosbesimi për ata që i premtojnë Serbisë pezullimin e politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare, mocion mosbesimi për ata që e dërgojnë emrin e Republikës së Kosovës padrejtësisht në dialog me Serbisë pa përgatitje, pa strategji dhe pa parime, pa miratimin e Kuvendit, për listë të kërkesave ndaj Serbisë dhe pa parime dhe kushte e pa konsensus të brendshëm zotëri Hoti pranoi të ulet në tavolinën e bisedimeve. Mos besim për ata që deklaron atë se i bindet Kushtetutës e hoqi dorë nga sovraniteti dhe shfuqizoi vendimet që vendoset masat e reciprocitetet me Serbinë. Për ata që i shkaktuan vendit dëm të pariparueshëm politik e kushtetues dhe braktisën pa asnjë mbrojtje prodhuesit vendor”, tha ajo.

Ajo i pati disa fjalë edhe për koordinatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni.

Pacolli: Ky koordinator ose po ngopë për egon e tij me udhëtimet ose po iu bënë freskë projekteve të Thaçit

“Ky ose po ngopë për egon e tij me udhëtimet e takime boshe ose po i bënë freskë projekteve të Thaçit me Vuçiqin që të mos iu kalben. Kush i raporton Kuvendit kur ne kemi nevojë për informata lidhur me përmbajtjen e bisedimeve apo duhet të presim që koordinatori t’i raportojë Thaçi e pastaj Thaçi nëse gjen pak kohë ta informoj zotëri Hotin e zotëri Hoti në fund të vijë dhe në kuvend dhe si loja telefoni i prishur të raportoj në Kuvend, sepse ne deputetët nuk kemi punë me koordinatorët ose Skënderi është kaq është i zoti atëherë pse nuk është ministër”, tha ai. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat