Ministrja Bajrami njofton se kur nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar - Bota Sot
Ministrja Bajrami njofton se kur nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar

Aktuale

Ministrja Bajrami njofton se kur nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 22:23
Hykmete Bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna e 10 gushtit do të nisë ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset, për muajt e papaguar nga pakoja emergjente fiskale.

Në një njoftim në Facebook, Bajrami ka thënë se javën që po vjen “do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente”.

“Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar. Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset”, është shprehur ajo, teksa ka kërkuar falje për vonesat “pasi ishte e pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti”.

Në fund, Bajrami ka njoftuar po ashtu se disa punëtorë të kësaj ministrie kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndër masat kryesore në pakon emergjente ishin pagesat prej 170 euro për punëtorë të sektorit privat, ndihma në pagesën e qirave për bizneset dhe pagesa për personat që humbën vendet e punës në kohë pandemie. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat