Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemja ka thënë se nuk e ka bërë testin me COVID-19.
I pari i Shëndetësisë kosovare ka bërë të ditur se deri me tani nuk ka asnjë simtomë të virusit COVID-19.
“Nuk e kam bërë tasin nuk kisha asnjë simptomë dhe ndjehem i sigurt pavarësisht që kam kontakte me shumë persona. Vetëm nëse kam simptomë do ta bëjë testin në të kundërtën jo”, ka thënë Zemaj në kanal 10.
Ndryshe javën e kaluar kryeministri, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.