​Qeveria Hoti aprovon planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

Aktuale

​Qeveria Hoti aprovon planin prej 365 milionë eurosh për rimëkëmbjen ekonomike

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:56
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar planin për zbatimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në “Facebook”, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila tha se ky plan përfshinë masa lehtësuese në shumë sektor. Derisa edhe i ka renditur secilën masë që përfshihet në këtë plan të rimëkëmbjes ekonomike.

“ Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;· Mbështetje për sektorin e arsimit;· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat