Hetues të Speciales hyjnë te zyrat e OVL-UÇK’së, ja çka kanë marrë

Aktuale

Hetues të Speciales hyjnë te zyrat e OVL-UÇK’së, ja çka kanë marrë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:44
Gucati

(E plotësuar) - Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar sot në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka dhënë detaje për bastisjen që i kanë bërë hetuesit e Speciales zyrave të kësaj organizate.

Gucati ka thënë se hetuesit e Speciales kanë marrë një kopje të 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale që dje një personi i la në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

“Po sot hetuesit e Speciales kanë qenë në zyret e OVL të UÇK-së, ku kanë marrë një kopje të dosjeve që një person i solli dje në zyret tona, poashtu kanë marrë edhe incizimin e kamerave. Interesimi i tyre ka qenë se kush i ka sjellë dosjet. Në zyre kanë qenë 2 policë hetues, dy persona tjerë dhe 1 përkthyese”, ka thënë Gucati.

I pyetur se a ka ndonjë dyshim se kush është personi që dje dërgoi dosjet në zyret e OVL të UÇK-së, Gucati tha se nuk ka ndonjë dyshim dhe me këtë duhet të merret organet e hetuesisë.

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL-së së UÇK’së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

***

Hetues të Gjykatës Speciale kanë shkuar në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

“Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Husni Gucati, ka thënë të hënën se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Gucati tha se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat